Ilustrim

Vdekja dyshimtë e një burri nga Lipjani në QKUK, Policia po e heton rastin

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur sot në Qendrën Klinike Univeristarë të Kosovës (QKUK).

Policia ka njoftuar së bëhët fjalë për një burrë më inicialet M. G., 56 vjeç nga rrethina e Lipjanit.

Sipas Policisë trupi i pajetë i viktimës është është dërguar në institutin e mjekësisë ligjore për obduksion.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka thënë se policia me  kujdes të  shtuar po heton rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore.

“Me të marrë informatën policia ka filluar menjëherë me ndërmarrjen e veprimeve hetimore me synim sqarimin e rrethanave të rastit. Megjithë dyshimet e ngritura, policia me kujdes të  shtuar po heton rastin dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore në koordinim me prokurorin e shtetit që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, ka thënë ajo.

Kallxo.com raportoi më herët së është suspenduar nga puna një mjek i përgjithshëm me inicilaet F. G., i cili punonte në QKMF në Lipjan.

Suspendimi i tij dyshohet se lidhet me rastin e vdekjes së dyshimtë të 56 vjeçarit nga Lipjani.

F. G. dyshohet se ka deklaruar rrejshëm se aparatura e nevojshme dhe EKG janë jashtë funksionit.

“Pas konstatimit nga Drejtori QKMF-së dhe Shefi i Urgjencës në Lipjan se ekziston aparatura e nevojshme dhe EKG është në funksion si në QKMF ashtu edhe në Urgjencë, është suspenduar mjeku F. G., mjek i përgjithshëm, për shkak të neglizhencës dhe papërgjegjësisë kur ai deklaron rrejshëm se EKG është jashtë funksionit”, thuhet në njoftimin e Komunës së Lipjanit.

Suspendohet një mjek i QKMF-së në Lipjan, dyshohet për neglizhencë dhe papërgjegjësi ndaj pacientëve