UNMIK dënon sulmet kundër Policisë së Kosovës, bën thirrje për shmangie të përshkallëzimit të situatës
Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka thënë se dënon ashpër sulmet kundër Policisë së Kosovës dhe ka bërë thirrje që autorët e sulmeve që ndodhën gjatë ditëve të fundit të mbajnë përgjegjësi.
Në reagimin e Ziadeh thuhet se u bëhet thirrje të gjithëve për vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm.
“Sundimi i ligjit është qenësor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve për vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, thuhet në reagimin e saj të publikuar në faqen e UNMIK-ut në Twitter.
SRSG Ziadeh strongly condemns the attacks against the Kosovo police in recent days and calls for the perpetrators to be held accountable. The rule of law is fundamental to peace and security. We call on all to exercise restraint and avoid any further escalation. pic.twitter.com/w1yy5xA7Vu
— UNMIK (UN Mission in Kosovo) (@UNMIKosovo) April 16, 2022
Policia e Kosovës ka njoftuar se sot rreth orës 03:10 në Jarinjë është sulmuar një veturë e forcave të rendit me mjete shpërthyese.
“Sot, më 16.04.2022, rreth orës 03:10, në Sharpej të Jarinjës, kanë ndodhur dy shpërthime (dyshohet nga mjete piroteknike). Shpërthimet kanë ndodhur afër veturës së policisë e cila ishte në një pikë statike ku policia ishte e përqendruar në parandalim të kontrabandës në atë zonë”, thuhet në njoftim.
Ai ka thënë se më 13 prill kanë ndodhur dy sulme, më 14 prill një sulm dhe më 15 prill një sulm.
Sulmohen sërish forcat e rendit në veri, dyshohet se me mjete piroteknike