Logo e Universitetit të Prishtinës - Foto: KALLXO.com

Universiteti i Prishtinës hap konkursin për pranimin e studentëve

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka hapur sot konkursin për pranimin e 4,192 studentëve të rinj për vitin akademik 2023/2024.

Konkursi do të jetë i hapur deri më 18 korrik.

UP njofton se do të hapë konkurs të ri më 14 korrik, për studimet baçelor në Fakultetin Juridik, në Fakultetin Ekonomik, programet Banka dhe Financa, Marketing, Ekonomiks dhe Kontabilitet, në Fakultetin e Mjekësisë, programin Infermieri dhe në Fakultetin Filozofik, programin Antropologji dhe Trashëgimi Kulturore.

Universiteti i Prishtinës numëron qindra programe studimore në 14 fakultete.

Për t’u bërë studentë kandidatët mund të aplikojnë deri më 18 korrik 2023.

Shpalljen e konkursit mund ta gjeni në këtë link.