Ilustrim

U rrëzua në një lokal në Prizren, Policia po e heton vdekjen

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke e hetuar vdekjen e një personi i cili dje është rrëzuar në një lokal në Prizren dhe është dërguar në emergjencë pa shenja jete.

“Është raportuar se viktima mashkull kosovar deri sa ka qenë me disa shokë në një lokal papritmas ishte rrëzuar. Viktima është dërguar në emergjence pa shenja jete” – thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas Policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku.

“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion” – thuhet në njoftimin e policisë.