Foto: Ilustrim

U kapën me 7 gr marihuanë, u sekuestrohet vetura

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar në Malishevë pasi që në veturën e tyre është gjetur substancë e dyshuar narkotike. Policia gjithashtu e ka sekuestruar edhe veturën.

“Janë arrestuar tre të dyshuar pasi që në veturën (me targa vendore) në të cilën ishin, janë gjetur dhe sekuestruar 7 gr substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë dhe një qese për mbështjellje të substancës, gjithashtu është sekuestruar edhe vetura”, thuhet në raportin e policisë.

Sipas raportit të lëshuar nga policia, thuhet se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që të dyshuarit pas intervistimit të lirohen në procedurë të rregullt.