U kapën me 118 kilogramë kanabis, Policia e Shqipërisë arreston dy rumunë

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dy shtetas të Rumanisë pasi ka gjetur 118 kilogramë lëndë të dyshuar narkotike kanabis në veturën e tyre.

Dy shtetasit rumunë të dyshuar janë arrestuar derisa dyshohet se tentuan ta trafikonin sasinë e drogës, nëpërmjet kufirin me Greqinë, me një automjet rulot.

Të arrestuarit janë, G. C., 54 vjeç, banues në Ghimpajti dhe D. B., 36 vjeçe, banuese në Bukuresht të Rumanisë.

Gjatë kontrollit të detajuar, duke përdorur edhe qenin antidrogë të Policisë, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 79 pako me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, me peshë totale 118 kilogramë.

Videon mund ta gjeni KËTU.