U arrestua për sulm fizik, në stacionin e Policisë në Pejë dëmtoi pajisjet teknike

Disa pajisje teknike në stacionin policor të Pejës janë dëmtuar nga një i dyshuar, i cili ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Në njoftimin e Policisë është thënë se para kësaj, i dyshuari kishte sulmuar fizikisht dy persona dhe kishte dëmtuar dy vetura.

“I dyshuari ka vazhduar me sjellje arrogante edhe në stacion policor ku ka dëmtuar disa pajisje teknike”, ka thënë Policia.

Rasti thuhet se ka ndodhur në rrugën “Gjin Gazuli” në Pejë dje rreth orës 03:30.

Tutje është njoftuar se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.