Policia e Kosovës

Tri të dyshuara sulmojnë një grua në Prizren

Tri të dyshuara në Prizren raportohet se janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga Policia e Kosovës.

Kjo pasi të njëjtat dyshohet se rreth orës 09:30 kanë sulmuar një grua në rrugën ‘Ali Hadri’.

Viktima raportohet se ka pësuar lëndime të lehta trupore, për të cilat ka pranuar trajtim mjekësor.

Në raportin 24-orësh policor është thënë se të dyshuarat me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.