Ilustrim - Parku i Biznesit në Drenas. Foto: Kallxo.com

Tregtia punëdhënësi më i madh, numëron rreth 68 mijë të punësuar me rreth 370 euro pagë

Të dhënat e fundit zyrtare nga ASK, numri më i madh i ndërmarrje në Kosovë janë në sektorin e tregtisë me mbi 14 mijë ndërmarrja me gjithsej rreth 68 mijë të punësuar. Të punësuarit ë gëzojnë një pagë mujore bruto prej 370 euro.

Rreth 40 për qind e ndërmarrjeve në Kosovë janë janë të sektorit të tregtisë.

“Sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se sipas sektorëve ekonomikë numri më i madh i ndërmarrjeve i takon: tregtisë me 14 036 ndërmarrje, ose shprehur në përqindje 39.8%; shërbimeve biznesore dhe shërbimeve të tjera me 6 105 ndërmarrje, ose 17.3%; industrisë përpunuese (prodhimit) 5 027 ndërmarrje,  ose 14.3%;  akomodimit dhe aktiviteteve të shërbimeve me ushqim me 3 979 ndërmarrje, ose 11.3%; ndërtimtarisë me 3 318 ndërmarrje, ose 9.4%; informacionit dhe komunikimit me 1249 ndërmarrje, ose 3.5%; transportit dhe magazinimit me 1165 ndërmarrje, ose 3.3%; xehetarisë dhe gurëthyesit me 194 ndërmarrje, ose 0.6%; furnizimit me ujë, kanalizim, menaxhim mbeturinash dhe aktivitete revitalizimi të tokës me nga 123 ndërmarrje, ose 0.3%; si dhe furnizimit me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 73 ndërmarrje, ose 0.2%.”, thotë komunikata.

Ndërsa, sa i përket punësimit për sektorët ekonomikë, që ishin pjesë e hulumtimit, del se numri total i të punësuarve arrin shifrën 186,316, prej të cilëve sektori i tregtisë përbën rreth 67, 968 të punësuar, ose shprehur në përqindje, 36.5 për qind; industria përpunuese (prodhimi) 30 425 të punësuar, ose 16.3 për qind; ndërtimtaria me 19 821 të punësuar, ose 10.6 për qind; shërbimet biznesore 16 918 të punësuar, ose 9.1 për qind; akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 16 551 të punësuar, ose 8.9 për qind; informacioni dhe komunikimi 11 243 të punësuar, ose 6.0%; si dhe sektorët e tjerë kanë më pak se 5% të punësuar.

Karakteristikë tjetër, që vlen të përmendet, është edhe qarkullimi i realizuar nga ndërmarrjet, ku dominon tregtia me një pjesëmarrje prej 54.3%, industria përpunuese (prodhimi) me 12.6%, ndërtimtaria me 10.0%, furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.6%, aktivitetet e shërbimeve të tjera me 5.2% dhe sektorët e tjerë të veprimtarive ekonomike rezultojnë me një përqindje më të vogël të qarkullimit.

Sa i përket treguesit të pagës mesatare mujore (bruto), ajo sillet rreth 370 euro në aktivitetet e përfshira në anketë.

Këto të dhëna Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) i bëri të ditura me publikimin e rezultatet e Anketës Strukturore të Ndërmarrjeve për vitin referues 2019. Ky publikim me të dhënat që ofron, synon të paraqesë disa nga treguesit ekonomikë sipas strukturës së veprimtarive ekonomike.