Shërbimi digjital i ARBK në Ministrinë e Tregtisë, Foto: MINT/Facebook

ARBK ofron shërbim digjital për qytetarët

Në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë është hapur shërbimi digjital nga Agjencia për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë ( ARBK).

Sipas Ministrisë së Tregtisë, kjo do të eleminoj pritjet e gjata në sportele duke u shërbyer qytetarëve për nevojat e tyre me dokumentet e bizneseve.

“Tani, ju mund të pajiseni me dokumente biznesore dhe të merrni çdo shërbim tjetër që ju nevojitet pa pritur në radhë – një ndryshim i mrekullueshëm për efikasitetin e procesit” – thuhet në njoftimin e Ministrisë së Tregtisë.

Përveç kësaj, MINT ka shtuar se krahas digjitalizimit të këtij shërbimi, ARBK ka lansuar edhe dizajnin e ri praktik e bashkëkohor të uebfaqes ku tash e tutje mund të merren lehtësisht informatat lidhur me bizneset, por edhe informata tjera lidhur me veprimtarinë e përditshme të kësaj agjencie.

Risi mjaft e rëndësishme e këtij ridizajnimi, sipas MINT, janë të dhënat statistikore që mund të gjenerohen me vetëm një klikim, për numrin e bizneseve sipas llojit dhe numrin e bizneseve sipas sektorëve.

Shërbimi digjital i ARBK në Ministrinë e Tregtisë, Foto: MINT/Facebook
Shërbimi digjital i ARBK në Ministrinë e Tregtisë, Foto: MINT/Facebook