CovidRezultatet-2020

Covid-19 Ilustrim - Naser Fejza

Tre të vdekur nga COVID-19 për 24 orë, konfirmohen 257 raste të reja

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona të infektuar me COVID-19.

Gjithashtu, ky institucion ka konfirmuar edhe 257 raste të reja nga 2,840 testime të kryera.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1,005 doza të vaksinës kundër COVID-19, kurse prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1,809,730 doza të vaksinës.

Sipas MSh-së, deri më sot 814,299 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë ndërsa deri më sot janë dhënë 96,643 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se sot janë shëruar 593 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 219,502.

Në total numri i rasteve aktive është 3,057.