Foto: Ilustrim

Tre të arrestuar për vjedhje të veturave

Tre persona të dyshuar janë arrestuar nga policia nën dyshimin për vjedhje të rëndë, detyrim dhe mashtrim.

Sipas njoftimit të dyshuarit janë arrestuar pasi që të njëjtit kanë bashkëpunuar  duke mashtruar disa pronarë të veturave e disa vetura duke i vjedhur.

Tutje është bërë e ditur se arrestimi i të dyshuarve është bërë në dy lokacione, në Prishtinë dhe Prizren.

Policia ka njoftuar se janë kontrolluar pesë lokacione në lidhje me këto raste, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.