Ilustrim

Arrestohet i dyshuari në Pejë, detyroi pronarin e “Mobil Shop-it” t’i jap telefon në vlerë prej 700 euro

Një burrë në Pejë, pronar i një “Mobil Shop-i”, është ankuar në Policinë e Kosovës se një person i dyshuar ka hyrë në lokal dhe nën detyrim ka kërkuar nga ankuesi një telefon në vlerë 700 euro ose para të gatshme në po të njëjtën shumë.

Sipas Policisë, ankuesi ia ka dhёnё tё dyshuarit njё telefon mobil Samsung, dhe pasi ka marrë telefonin, i dyshuari ёshtё larguar nga lokali.

Policia thotë se pas një pune intensive nga hetuesit e Stacionit Policor nё Pejё, dje ёshtё identifikuar dhe arrestuar i dyshuari për veprën penale “ Detyrim”, ndёrsa ankuesit iu ёshtё kthyer telefoni i cili ёshtё marrë nga i dyshuari.

Pas intervistimit, me vendim tё Prokurorit tё shtetit i dyshuari ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё.