LAJMI I FUNDIT - Policia KS2

Krimet e rënda të Policisë kryejnë bastisje në Zubin Potok

Tri lokacione janë bastisur gjatë ditës së sotme në Zubin Potok nga Policia e Kosovës.

Këto bastisje që u kryen nga Drejtoria e Krimeve të Rënda të PK-së, lidhen me një rast të detyrimit që kishte ndodhur më herët.

Lajmi për KALLXO.com është konfirmuar edhe nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani.

Ai ka thënë se nga ky aksion i PK-së nuk ka pas ndonjë të arrestuar.

Elshani gjithashtu tregoi se zyrtarët policor kanë konfiskuar prova materiale që konsiderohet se janë të dobishme për rastin.