Ilustrim

Arrestohet një i dyshuar për fajde në Prishtinë

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një person në Prishtinë nën dyshim se i njëjti ka kryer veprat penale fajde dhe detyrim.

Sipas njoftimit të policisë, arrestimi ka ndodhur të mërkurën derisa ngjarja ka ndodhur më 28 gusht të këtij viti.

Në raportin 24-orësh të policisë është thënë se pas arrestimit janë bastisur dy lokacione, prona të dyshuarit, dhe kanë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy karikatorë, 27 fishekë, një laptop, një telefon celular dhe një DVR.

Po ashtu gjatë bastisjet janë gjetur edhe një granatë dore, një pushkë gjuetie, 4 mijë e 800 euro para të gatshme, një automjet si dhe dokumente me shënime të ndryshme që lidhen me veprat penale.

Tutje policia ka thënë se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.