Tre shtetas të Serbisë kalojnë ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë

Në 24-të orët e fundit janë raportuar dy raste të kalimit ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë.

Bazuar në raportin policor të 24-të orëve të fundit, rastet janë raportuar në dy fshatrat e Kamenicës, Roqoqicë dhe Novosellë.

Në Fshatin Rogoqicë një person, shtetas i Serbisë është shoqëruar në stacionin policor, pasi dyshohet që kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia për në Republikën e Kosovës. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Ndërsa në Novosellë raportohet se në stacionin policor janë shoqëruar një mashkull dhe një femër shtetas të Serbisë, pasi që me veturë kanë kaluar kufirin ilegalisht. Në veturë kishte mallra, të cilat u janë dorëzuar inspektorit të tregut. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.