Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani vdesin në Shqipëri

Tre anëtarë të familjes Haliti nga komuna e Gjilanit kanë vdekur në Shqipëri.

Më këtë rast kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

Haziri ka shkruar se apeli i tij është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë.

“Me trishtim e mora lajmin për ndarjen nga jeta në mënyrë tragjike të tre anëtarëve të familjes suaj, në Shqipëri, Elfete, Afrim e Ferzinaze Haliti. Kjo tragjedi na ka tronditur të gjithëve dhe apeli im është që të ndriçohet rasti sa më parë nga autoritetet e Republikës së Shqipërisë. Familje e dashur Haliti, ju lus që të bëheni të fortë për ta përballuar këtë tragjedi që na tronditi të gjithë. Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegramin e Hazirit.