Tiranë - Nënë e bijë gjenden të vdekura në banesë

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në Tiranë.

Nëna dhe vajza e saj 30 vjeçe janë gjetur të vdekura në banesë, ndërsa vajza tjetër 34 vjeçe është dërguar në gjendje të rëndë në spital.

Ka qenë vëllai i 56 vjeçares i cili pasi nuk i është përgjigjur e motra në telefon dhe nuk i hapte derën e banesës ka njoftuar policinë.

“Në banesë  kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses dhe pasi kanë hapur derën, kanë gjetur pa shenja jete shtetasen Zh. J., 56 vjeçe dhe vajzën e saj A. J., 30 vjeçe, ndërsa vajza tjetër B. J. rreth 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.

Paraprakisht nga veprimet e para hetimore dyshohet se janë vetëflijuar. Grupi hetimor  i përbërë dhe nga dy ekspertë të mjekësisë ligjore ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /Oranews