Foto: Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Thirrje për aplikim: Konferenca Rajonale e Medias nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit

Komiteti Shqiptar i Helsinkit është duke implementuar projektin “Media Digjitale në një epokë të re: Rruga drejt vetë-rregullimit, etikës dhe pavarësisë”, mbështetur financiarisht nga qeveria holandeze.

Komiteti Shqiptar i Helsinkit i mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Shqipëri dhe Rrjeti Rajonal i Sundimit të Ligjit i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Holandës po organizon një Konferencë Rajonale të Medias më 18 dhe 19 mars 2021.

Kjo konferencë rajonale e medias synon të adresojë sfidat dhe zgjidhjet e përfaqësuesve të mediave, në drejtim të profesionalizmit, etikës dhe pavarësisë nga perspektiva rajonale, në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ekspertë nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht nga Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnjë-Hercegovina dhe Kosova si dhe nga Holanda dhe Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut do të kontribuojnë në këtë konferencë.

Kjo ngjarje do të prekë një numër aspektesh të rëndësishme mediatike, të tilla si vetë-rregullimi, etika dhe pavarësia. Qëllimi është të ndihmojë për një kuptim më të mirë, ngritjen e vetëdijes dhe kërkimin e mënyrave efikase për zhvillimin dhe forcimin e vetë-rregullimit të medias, si të minimizojmë shkeljen e etikës dhe si të ruajmë dhe forcojmë pavarësinë e medias dhe të mbijetojmë nga presionet dhe ndikimet e brendshme ose të jashtme.

Gjithashtu një sesion i veçantë i kësaj konference do t’i kushtohet standardeve të përpunuara në jurisprudencën e Gjykatës së Strasburgut, në lidhje me lirinë e medias.

Tirana do të jetë qyteti pritës i konferencës. Në përputhje me protokollet dhe udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Konferenca është planifikuar të mbahet me një prani të kufizuar fizike të pjesëmarrësve dhe përmes platformave online, në një mënyrë hibride duke ndryshuar të dy formatet.

Inkurajohen të gjithë ata që janë të interesuar për të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të Medias të dorëzojnë aplikacionin e tyre siç udhëzohet në këtë thirrje për aplikim.

Kandidatët e përshtatshëm për aplikim:

– Përfaqësues/gazetarë nga media në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

– Redaktorë nga media në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

– Organizatat e medias në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

– Gazetarë aktivë (të punësuar ose të pavarur) në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

– Ekspertë të medias në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

– Organet rregullatore të mediave në të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor

– Studiues të të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor

Gjuha e punës në Konferencë do të jetë anglishtja, prandaj zotërimi i mirë i gjuhës angleze është një domosdoshmëri për të gjithë pjesëmarrësit.

Pas ngjarjes, KShH do të sigurojë mbështetje përmes kuponëve (një skemë modeste për nën-grante brenda këtij projekti) bazuar në një model të një shume të vogël të parave si çmim, për 3-4 gazetarë që janë pjesëmarrës të Konferencës rajonale.

Të gjithë pjesëmarrësit e interesuar që përfaqësojnë sektorin e medias do të inkurajohen të aplikojnë brenda kësaj skeme me artikuj ose storie që trajtojnë më thellë temat e trajtuara në këtë konferencë. Kjo skemë do të ketë një fokus preferencial në adresimin e këtyre çështjeve në nivelin rajonal, por pa përjashtuar konkurrencën e ideve tërheqëse në nivelin kombëtar në një nga 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.

Vlerësimi i propozimeve më të mira do të bazohet në kritere të tilla si profesionalizmi, metodologjia e propozuar, përfaqësimi proporcional i barazisë gjinore dhe shtrirja gjeografike midis vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Procedura e aplikimit:

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një biografi të shkurtër (maksimumi 1 faqe) dhe një letër motivimi në adresën: [email protected]. Afati i fundit për aplikime është 5 mars 2021. Kandidatët e përzgjedhur do të njoftohen pas kësaj date.

Thirrjen origjinale për aplikim në Konferencën Rajonale të Medias mund ta gjeni KËTU.