Ministria e Financave

MFPT hap thirrjen për praktikë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës në këto drejtime

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar se në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka hapur thirrjen për aplikim për programin “Praktikë në Punë” me pagesë për 150 studentë të diplomuar në Universitetin e Prishtinës, në drejtimet Punë Sociale, Psikologji, Sociologji, Pedagogji ose Infermieri.

Në njoftimin e kësaj Ministrie thuhet se kjo shpallje bëhet në kuadër të zbatimit të masës 1.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike dhe do të zbatohet nga Agjencia e Punësimit të Republikës së Kosovës në MFPT në koordinim me Departamentin e Punës Sociale në UP.

Po ashtu në këtë thirrje thuhet se studentët e diplomuar në drejtimin Punë Sociale janë me prioritet.

“Ftojmë të gjithë të diplomuarit në profilet e përmendura më lartë të aplikojnë për të qenë pjesë e programit të praktikës”, thuhet në njoftim.

Detajet e njoftimit mund ti gjeni këtu: