Therrje me thikë në Prishtinë, policia arreston të dyshuarin

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person është therur me thikë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.

Sipas njoftimit të bërë nga ana e policisë, në lidhje me këtë rast është arrestuar i dyshuari i cili pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht me thikë viktimën.

Viktima e këtij rasti është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.