Ilustrim
Dyshimet për dhunimin e një gruaje në Budakovë, arrestohen 3 persona
Tre persona janë arrestuar sot, më 03.07.2024, nga Policia e Kosovës si të dyshuar rreth rastit të dyshuar të dhunimit të një gruaje që ka ndodhur dje, më 02.07.2024, në fshatin Budakovë në Suharekës.
Viktima kishte raportuar se është sulmuar fizikisht dhe dhunuar nga dy persona të panjohur. Ajo ishte dërguar për ekzaminim mjekësor.
Sipas Policisë, janë njoftuar njësiti i hetimeve rajonale në Prizren, pjesëtarët e të cilit kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore në drejtim të zbardhjes së këtij rasti.
Tutje është bërë e ditur se për rastin janë arrestuar tre persona.
“Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë ndërsa i dyshuari i tretë është liruar në procedurë të rregullt gjyqësore”- ka njoftuar Policia.
Tutje thuhet se ndaj të dyshuarve do të ushtrohet kallëzim penal për veprën penale – dhunim.