Ilustrim - Foto: KALLXO.com

Theret me thikë një person në Zveçan

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se dje është therur me thikë një person në Zveçan, i nacionalitetit serb.

Sipas Policisë, i njejti dyshohet se është sulmuar fizikisht e më pas therur me thikë nga një person tjetër, po ashtu i nacionalitetit serb.

Gjatë përleshjes lëndime trupore ka pësuar edhe i dyshuari.

Të dy personat janë dërguar për tretman mjekësor dhe të njejtit sipas raportit mjekësor, janë jashtë rrezikut për jetë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 16:30 në Zveçan.