Foto: ZPRK

Thaçi thërret konferencë për media

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka njoftuar për mbajtjen e një konference të fundit vitit për media.

Siç bëhet e ditur konferenca do të mbahet në oren 12:30.

Ky njoftim vije një ditë pasi që Thaçi i kishte bërë thirrje dje, kandidatit për kryeministër të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit për sot për të mandatuar për kryeministër.

Por ky i fundit e ka refuzuar dhe ka propozuar që takimi të ndodhë më 6 janar.

Ky është takimi i tretë me radhë që Kurti refuzon të takohet me Thaçin.

Thaçi edhe një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës kishte ftuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takim në ora 13:30 për të mandatuar për kryeministër.

Kurti e kishte refuzuar me arsyetimin se nuk gjendet në Kosovë.

Thaçi dhe Kurti takohen në 13:30