Thaçi dhe Kurti takohen në 13:30

Presidenti Hashim Thaçin e ka ftuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në takim në ora 13:30 për të mandatuar për kryeministër.

Në letrën e Thaçit që e ka siguruar KALLXO.com, Presidenti e fton kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje që të propozoj kandidatin për kryeministër, si fitues i zgjedhjeve.

Ftesa e Thaçit për LVV-në vjen veç një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj më zyrën për media të LVV për të marrë vesh nëse Kurti do të shkoj në këtë takim.

Në një intervistë për Jeta në Kosovë, Kurti kishte folur për këtë moment ku ai do të takohet me Hashim Thaçin.

“Më në fund ka një diçka të mirë që do të bëjë ky president”, kishte thënë Kurti.

Ftesa e presidentit Hashim Thaëit për kryetarin e LVV-së, Albin Kurti

Ende nuk ka marrëveshje mes LDK-së dhe LVV-së për koalicion qeverisës.