Testohen 255 mostra për COVID-19, këto janë rezultatet

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR janë testuar gjithsej 255 mostra të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore.

Me SARS-CoV-2 janë diagnostikuar gjithsej 39 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti.

26 raste janë nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: 15 në Katund i Ri dhe 11 në Pejë), 9 raste në Prizren, 2 në Mitrovicën e Veriut dhe nga 1 në Kërninë të-Istogut dhe në Zveçan.

Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19.

Sot nga Klinika Infektive është raportuar 1 rast të vdekjes, me vendbanim në Prizren dhe i konfirmuar me COVID-19 me datë 10.04.2020.

Pacienti është hospitalizuar në Klinikën Infektive me datë 13.04.20 në gjendje të rënduar dhe në përkujdesje intensive. Tek i sëmuri gjatë ecurisë së sëmundjes janë zhvilluar ndërlikime si pasojë e COVID-19.

Po ashtu, sot  janë shëruar edhe 21 pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 159 raste.