Tërmet i fuqishëm godet Turqinë

Një tërmet me magnitudë 6.3 të shkallës së rihterit ka goditur Turqinë para pak minutash.

Sipas njoftimit të Qendrës Evropiane-Mesdhetare të Sizmologjisë, epiqendra e këtij tërmeti ka qenë 10 kilometra nga Karatash, qytet në brigjet e Mesdheut, në Turqi, afër Adanas.

Më 6 shkurt, një tërmet me magnitudë 7.8 goditi pjesën juglindore të Turqisë dhe vendin fqinj të saj Sirinë.

Si pasojë humbën jetën më shumë se 45,000 persona. Mbi një milion të tjerë kanë mbetur të pastrehë dhe sipas parashikimeve, kostoja ekonomike e shkaktuar nga tërmeti mund të arrijë në miliarda dollarë.