Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Tërheqja e kandidatit të Vetëvendosjes në Skenderaj, Sami Lushtaku flet për KALLXO.com

Kandidati i propozuar për kryetar të Komunës së Skenderajt nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hysni Mehani ka njoftuar sot është tërhequr nga gara për zgjedhjet lokale nën arsyetimin se nuk dëshiron të jetë kandidat përball anëtarit të familjes Jashari – Bekim Jashari.

Për këtë vendim të Mehanit, kandidati për kryetar nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Sami Lushtaku, ka thënë se ai e ka parë vetën të parëndësishëm për qytetarët e Skenderajt.

“E ka pa vetën që është i padobishëm dhe i parëndësishëm për qytetarët e Skenderajt. Nuk kam ndonjë koment tjetër për të”, u shpreh shkurt Lushtaku për KALLXO.com

Mehani ka qenë kundërkandidat i Bekim Jasharit në zgjedhjet lokale 2017.

Asokohe, Sami Lushtaku ishte tërhequr nga gara për ta mbështetur Bekim Jashari. Kurse për zgjedhjet lokale që priten të mbahen më 17 tetor, Lushtaku është shprehur i vendosur për kandidaturën e tij ndonëse përballë ka prapë kryetarin aktual, Bekim Jashari.

VV paralajmëron tërheqjen nga gara për kryetar të Komunës së Skenderajt