Foto: RTV 21

Tentoi t’ia merrte unazën nga dora një gruaje, rasti po hetohet nga Policia

Një grua është ankuar dje në Policinë e Kosovës se një person i dyshuar ka tentuar që t’ia marrë një unazë nga dora.

Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani” në Ferizaj, rreth orës 12:50.

“Ankuesja ka raportuar se një i dyshuar ka tentuar që t’ia marrë një unazë nga dora. I dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes” – ka thënë Policia.

Tutje është treguar se i dyshuari është larguar nga vendngjarja me një veturë me targa vendore.

Policia ka njoftuar se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe se rasti vazhdon të hetohet.