Foto: KALLXO.com

Tentoi t’i ikë Policisë, kapet me 1 kg drogë

Policia e Kosovës njofton se sot në një fshat në Graçanicës, ka arrestuar një burrë të dyshuar i cili kishte tentuar të ikte nga Policia me 1 kg Marihuanë.

Sipas Policisë, me të pranuar informacionin janë bastisur, dy shtëpi banimi me ç’rast është gjetur substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë në një thes letre.

“Substanca narkotike është gjetur në oborrin e shtëpisë së të dyshuarit, I.S. (1987) shtetas kosovar, përkatësisht në posedim të tij,  pasi që i njëjti me substancën narkotike ka tentuar që të ik, posa i ka vërejtur zyrtarët policorë”, thuhet në komunikatë.

Policia ka arritur ta arrestoj personin e dyshuar, të cilit edhe iu është konfiskuar substanca narkotike e dyshuar, e llojit Marihuanë.

“Njësia e Forenzikës ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e dëshmive dhe në cilësinë e provave materiale janë konfiskuar 1 kg. 162 gramë (1162 gr.) substancë e dyshuar narkotike, të vendosura në qese letre”, thuhet tutje në komunikatë.

Policia sqaron se me rastin është njoftuar prokurori kujdestar, Departamenti i Krimeve të Rënda, i cili ka udhëzuar që të iniciohet rasti për veprën penale: “Blerja, posedimi, shitja dhe shpërndarja e paautorizuar e narkotikëve substancave psikotrope ose analoge”.

Sipas njoftimit me urdhër të Prokurorit të dyshuarit i është caktuar ndalimi policor prej 48 orësh.