Ilustrim

Tentim grabitje e armatosur në Prizren, lëndohet një person

Një punëtor i sigurimit të një banke në Prizren ka raportuar në Policinë e Kosovës se një person i panjohur, i maskuar dhe nën kërcënimin e armës, ka hyrë në objekt dhe në pamundësi për të kryer grabitje është konfrontuar me sigurimin dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit policor, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Gjatë hetimit të rastit, Policia thotë se është identifikuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me urdhër të prokurorit është bërë bastisja e shtëpisë së të dyshuarit

Mirëpo, i dyshuari nuk është gjetur në shtëpi, ndërsa rasti nën hetime.