Komisioni për Ekonomi

Telekomi i Kosovës me mbi 4.8 milionë euro borxh ndaj ARKEP-it, rrezikon të shkojë në përmbarim

Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike në mbledhjen e ardhshme e ka ftuar për raportim U.D Kryeshefen Ekzekutive të Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hanën.

Kryetari i Komisionit, Endrit Shala ka deklaruar se Komisioni ka pranuar një shkresë nga U.D Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana, në lidhje me borxhin mbi 4.8 milionë euro që kjo ndërmarrje ka ndaj Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP).

Shala ka thënë se në këtë shkresë thuhet që nëse Telekomi nuk e paguan borxhin ndaj ARKEP-it, ata do ta dërgojnë në procedurë përmbarimore.

“Nga Telekomi i Kosovës kemi pranuar një shkresë ku na lajmërojnë që e kanë një borxh të akumuluar diku mbi 4.8 milionë ndaj ARKEP-i nëse nuk e paguan këtë borxh, tarifat për licencim, njoftimi i fundit ka qenë që nëse nuk bëhen pagesat do ta çoj në procedurë përmbarimore”, theksoi Hana.

U.D Kryeshefja Ekzekutive e Telekomit të Kosovës, Burbuqe Hana është ftuar të raportojë në Komision në të njëjtën ditë me bordin e ARKEP-it, Fillimisht me bordin e ARKEP-it do të diskutohet në lidhje me ofertën e Telekom Serbia për blerjen e operatorit të telefonisë mobile IPKO.

Propozimi që Hana dhe bordi i ARKEP-it të ftohen për raportim në mbledhjen e ardhshme të Komisionit për Ekonomi kaloi me shumicë të votave. 7 deputetë votuar për kurse deputeti i Listës Serbe, Zoran Mojsiloviq abstenoi.

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi

Mbledhja e Komisionit Parlamentar për Ekonomi

Publiée par Kallxo.com sur Vendredi 26 juin 2020