Dardan Molliqaj - Foto: KALLXO.com
Teksa kritikon pushtetin e opozitën, Molliqaj fton qytetarët të votojnë dikë "të cilit ia nin për ta"
Kryetari i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj, ka bërë thirrje që në zgjedhjet e 7 qershorit të votohet dikush “të cilit ia nin për shëndetësi”.
Përmes një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se shëndetësia nuk ka qenë e vazhdon të mos jetë prioritet as për partinë në pushtet e as për opozitën e kaluar.
“Shëndetësia s’ka qenë e vazhdon të mos jetë prioritet as për partinë në pushtet, as për opozitën e kaluar formale. Me 7 qershor, voto dikë që ia nin për shëndetësi përnime e do ta shtyjë si çështje përpara” – ka thënë ai.
Ndërsa ka publikuar disa sekuenca nga debati i organizuar nga KALLXO.com për programin për shëndetësinë në të cilin ishte i ftuar Dardan Molliqaj.
Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 07.06.2026, pasi që Kuvendi dështoi ta zgjedhë presidentin e vendit brenda afatit të përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese.
Fushata ka filluar më 28.05.2026 ndërsa pritet të zgjasë deri në hapjen e vendvotimeve në ditën e zgjedhjeve më 07.06.2026.