Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, gjobë dhe heqje e patentës ndaj dy shoferëve në Ferizaj

Policia e Ferizajt ka ndaluar në mëngjesin e sotëm dy shofer të cilët me automjetet e udhëtarëve pasi që në zonën e kufizimit 50 km/h ata vozitën me shpejtësi 90 km/h.

Sipas komunikatës së forcave të rendit, B. Sh.  i moshës 22 vjeçar dhe shoferes tjetër me inicialet M. K.  e moshës 39 vjeçare u shqiptoi nga një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor, 300 euro , 3 pikë negative dhe gjashtë muaj (6) masë mbrojtëse heqje e patentë shoferit.

Të dy shoferët, thuhet se në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara.

“Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shpejtësinë e kufizuar të lëvizjes. Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e pjesëmarrësve në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë. Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnëmenjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406″, thuhet në njoftimin e policisë.