Teatri në Facebook, sot shfaqet drama ‘Vdekja dhe vasha’

Sonte në ora 20:00, në kuadër të kalendarit të teatrove të Kosovës, në formatin livestream në faqen e Facebook-ut të Teatrit ‘Urban’ shfaqet drama ‘Vdekja dhe vasha’. 

Kjo shfaqje mbyll edhe programin e përbashkët online të teatrove të Kosovës për muajin prill. 

Përveç teatrit “Urban” shfaqja njëkohësisht do të transmetohet edhe në Facebuk-un e teatrove tjera që janë pjesë e kalendarit të përbashkët.  

Shfaqja “Vdekja dhe vasha” është bashkëprodhim i Teatrit “Urban” të Prishtinë dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës dhe është realizuar në vitin  2009. 

Shfaqja flet për  dramën e ish-aktivistes politike që është e bindur se mysafiri i saj është njeriu që e kishte torturuar në kohën e regjimit të kaluar. 

Regjia e shfaqjes është bërë nga Fatos Berisha ndërsa luajnë:  Ylka Gashi, Shkumbin Istrefi dhe Luan Jaha.