Të shtëna në Finlandë, një 12-vjeçar dyshohet se plagosi tre moshatarë në shkollë

Tre fëmijë të moshës 12- vjeçare janë plagosur nga të shtënat në një shkollë në qytetin finlandez Vantaa, më 02.04.2024.

Një i dyshuar është arrestuar, për të cilin policia njofton se është 12- vjeçar, raporton BBC.

Shkolla ka 800 nxënës dhe një staf prej 90 personash. Dëshmitarët thanë për transmetuesin publik YLE se dy autoambulanca janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Sikurse me shkollat ​​e tjera finlandeze, fëmijët sapo ishin kthyer në mësime në Vantaa, në veri të kryeqytetit Helsinki, pas fundjavës të Pashkëve.

Vantaa është qyteti i katërt më i madh i Finlandës me rreth 240,000 banorë.

Finlanda është i njohur gjerësisht si një vend i gjuetarëve dhe entuziastëve të armëve dhe ka 430,000 pronarë të licencuar armësh në një popullsi prej 5.5 milionë banorësh, sipas statistikave të qeverisë.

Shënim: Artikulli është edituar, pasi që raportimi fillestar i BBC ka qenë që i dyshuari është një 13-vjeçar, por pastaj është edituar, duke thënë se mosha e tij është 12-vjeçar dhe është rregulluar data kur ka ndodhur sulmi.