Gjuajtja me armë në një dasmë në Drenas

Të shtëna brenda restorantit - Pamje nga një dasmë në Drenas - VIDEO

Brenda sallës së dasmave “Hajdini Palace” në Drenas para pak ditëve është gjuajtur me armë.

Rasti ka ndodhur më 11 gusht të këtij viti. 

KALLXO.com ka siguruar një video nga kjo ngjarje në të cilën shihen disa persona duke gjuajtur me armë gjatë sofrës së dasmës. 

Lidhur me këtë, KALLXO.com ka kontaktuar me restorantin “Hajdini Palace”, nga i cili kanë thënë se nuk kanë qenë në dijeni për rastin. 

“Nuk kam qenë në dijeni që kanë gjuajtur me armë” – ka thënë Hajdin Leku nga ky restorant. 

Ai tutje ka thënë se pjesa e gjuajtjes me armë që është parë në video mund edhe të jetë montazhë.

“Mundet me kon edhe montazh kjo pjesë” – tha Leku. 

Sipas tij, nuk ka ndodhur ndonjëherë që brenda lokalit të ketë gjuajtje me armë.