Skenderaj, i dyshuari publikon video në rrjete sociale me armë gjuetie

Një person ka postuar në rrjete sociale një video duke shtënë me armë.

Rasti sipas Policisë ka ndodhur në Skenderaj më 30 janar.

“Pas raportimit se një person posedon një armë gjuetie, pasi i njëjti në rrjete sociale ka shpërndarë një video duke shtënë me armë, njësitë policore kanë kontaktuar me të dyshuarin mashkull kosovar dhe i njëjti e ka pranuar se posedon një armë të gjuetisë”- thekson Policia.

Lidhur me rastin arma pa fishekë është konfiskuar, ndërsa dy të dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt, thuhet në raportin policor.