Ilustrim Foto: KALLXO.com

Të shtëna armësh në një aheng familjar në Gjakovë, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se katër persona janë arrestuar si të dyshuar pasi në një aheng familjar në fshatin Ujz në Gjakovë, kishte pasur të shtëna me armë zjarri.

Sipas njoftimit, sot është realizuar kontroll në tri lokacione, një në fshatin Damjan dhe dy në fshatin Ujz.

Policia thotë se janë gjetur dhe janë sekuestruar një armë e gjatë, tri pistoleta me nga një karikator dhe 22 copë fishekë.

“Të dyshuarit, pas intervistimit, me vendim të Prokurorit të Shtetit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rast penal “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”” – thuhet në njoftimin e organeve të rendit.