Foto: Ilustrim

Sulmon konduktorin e autobusit dhe zyrtarin policor, arrestohet

Është arrestuar një person pasi që i njëjti dyshohet se pas një mosmarrëveshje me një konduktor e ka sulmuar fizikisht.

Po ashtu i njëjti pas intervistës ka kanosur zyrtarin policor.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Prishtinës gjatë ditës së djeshme, në orët e para të mëngjesit.

I dyshuari është dërguar në mbajte me vendim të prokurorit,

Rasti vazhdon të hetohet.