Sulmoi zyrtarin policor, i dyshuari shoqërohet në stacionin e Policisë

Policia e Kosovës njofton se ka shoqëruar në stacionin policor një person i cili dyshohet se ka sulmuar dhe penguar zyrtarin policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 14:15 në Prishtinë.

Sipas raportit policor, me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.