Policia e Kosovës

Sulmoi burrin e saj me kaçavidë, arrestohet e dyshuara në Suharekë

Është arrestuar e dyshuara për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe goditë me kaçavidë në dorë bashkëshortin e saj, dhe ka kërkuar nga ai të dalë nga shtëpia.

Rasti ka ndodhur në Suharekë rreth orës 10:15.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, njësiti policor ka sekuestruar mjetin- kaçavidën që dyshohet të jetë  përdorur në rast, ndërsa e dyshuara me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.