Sulmohet personi zyrtar, dërgohet në QKUK

Një person dyshohet se e ka sulmuar fizikisht një zyrtar në vendin e tij të punës në Komunën e Podujevës.

Sipas policisë, personi pas sulmit ka pranuar edhe tretman mjekësor.

Policia e Kosovës bën të ditur se rasti ka ndodhur gjatë ditës së djeshme dhe se pë rastin është njoftuar prokurorin kujdestar.

“Raportohet se një mashkull kosovar ka sulmuar fizikisht një zyrtar. Viktima ka pranuar tretman mjekësorë në QKUK. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kujdestar”, thuhet në raport të policisë.