Sulmohet pas një mosmarrëveshje në komunikacion, Policia po kërkon të dyshuarin

Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës se pas një mosmarrëveshje në komunikacion është sulmuar fizikisht nga një i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 20:00 në Dragash.

Policia ka thënë se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është thënë se është në kërkim policor.