Foto e dërguar në redaksinë e KALLXO.com

Sulmohet një burrë nga qentë endacak në Prishtinë

Vrapin e mëngjesit, një burrit nga Prishtina ia ka ndaluar sulmi i disa qenve endacakë.

Në kushte anonimitet, familjarja e viktimës rrëfen se si viktima është sulmuar rreth 20 qenë.

Rasti, sipas saj, ka ndodhur sot rreth orës 06:00 në mëngjes, në lagjen Dardania.

“Ka qenë duke vrapu edhe e kanë sulmu qentë, kanë qenë afër 20 qenë. Kjo është tmerr, është një dukuri që po ndodhë çdo ditë”, tha ajo për KALLXO.com.

Në fotografinë e dërguar në redaksinë e KALLXO.com shihet si viktima është kafshuar në këmbë.

Ky i fundit, sipas familjares ka marr tretmanin e nevojshëm mjekësor.

Ajo është shprehur e shqetësuar për gjendjen e qenve endacak në kryeqytet dhe në qytetet tjera.

“Familjari im nuk tutet prej qenve, po çka me bo nëse më sulmojnë mu, ndonjë plak, grua shtatzënë ose fëmijë. Ky është një problem shumë i madh”, ka thënë ajo.

Më 28 prill të këtij viti, Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama kishe njoftuar se kanë themeluar grupin punues për trajtimin e qenve endacak në kryeqytet.

Siç thuhej në njoftim, ky grup punues është në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policisë së Kosovës, Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Asociacionin e Komunave dhe Oden e Veterinarisë.

Rama kishte thënë se janë duke trajtuar me seriozitet të lartë çështjen e qeneve endacak për të arritur sa më shpejt rezultate.

“Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit”, pati thënë ai.

Foto e dërguar në redaksinë e KALLXO.com

Themelohet grup punues për trajtimin e qeneve endacak në kryeqytet