Themelohet grup punues për trajtimin e qeneve endacak në kryeqytet

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se është themeluar grupi punues për trajtimin e qeneve endacak në kryeqytet.

Ky grup punues është  në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministrinë e Bujqësisë, Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Policisë së Kosovës, Fondacionit për të Drejtat e Kafshëve, Asociacionin e Komunave dhe Oden e Veterinarisë.

Rama ka shkruar se janë duke trajtuar me seriozitet të lartë çështjen e qeneve endacak për të arritur sa më shpejt rezultate.

“Jemi duke e trajtuar këtë çështje me seriozitetin më të lartë, duke zhvilluar strategji afatshkurtër, afatmesme dhe afatgjatë për zgjidhjen e problemit, mirëpo për të arritur rezultatet e dëshiruara, nevojitet bashkëpunim i ngushtë dhe i mirëfilltë me nivelin qendror dhe komunat tjera të vendit”, tha ai.