Ilustrim

Sulmohet menaxheri i një lokali në Skenderaj, Policia arreston të dyshuarit

Në mesnatën e 7 prillit, menaxheri i një lokali në Skenderaj ka pësuar lëndime, pasi dyshohet se dy persona të cilët kishin konsumuar pije në lokal, për shkak të mosmarrëveshjes rreth pagesës, e kanë sulmuar fizikisht. Po ashtu, dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin e Mitrovicës dhe më pas është liruar.

Ndërsa të dyshuarit të cilët ishin larguar nga vendi i ngjarjes, janë arrestuar dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Po ashtu, në konsultim me prokurorin, janë bastisur dy lokacione – shtëpi të të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Rasti është iniciuar nga Policia si lëndim i lehtë trupor.