Përparim Rama, Foto: Facebook

Sulmohet me vezë kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Përparim Rama, është gjuajtur me vezë gjatë një takimi me qytetarë të lagjes “Kodra e Trimave”.

E menjëherë pasi u gjuajt me vezë, Rama reagoi në rrjete sociale duke thënë se nuk ka vend për panik.

“Takimet me banorët e Prishtinës dhe diskutimet e lira e të hapura janë bazë e lirisë së shprehjes. Ka shumë të pakënaqur në qytetin tonë. Mirëpo nuk ka vend për panik.  Prishtinës do t’i kthehet buzëqeshja e dashnia”, shkroi ai në Facebook.

Zgjedhjet lokale në vend do të mbahen më 17 tetor të këtij viti, ndërsa disa prej kandidatëve për të parin e kryeqytetit tashmë kanë nisur aktivitetet para-elektorale.