Sulmohet me thikë një person në Prishtinë

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi që dyshohet se ka sulmuar me thikë një person.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 13:30.

Sipas raportit të policisë, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa, i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.