Ilustrim Foto: Afrim Ejupi / KALLXO.com

Sulmohet fizikisht një burrë në Magurë të Lipjanit

Policia e Kosovës ka njoftuar se një dje ka ndodhur një sulm fizik ndaj një personi në Magurë të Lipjanit.

Policia ka thënë se viktima është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga i dyshuar.

Ky i fundit është thënë se është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Tutje është thënë se rasti është iniciuar si “Lëndim i rëndë trupor”.